Register
X









Log in
X

Places
Company Name

LOG in ALBANIA

Phone Number

Company Place

Tiranë

Specialist per Mirembajtjen e Automjeteve

Specialist per Mirembajtjen e Automjeteve

Information

Publish Date

03.09.2018

End Date

02.10.2018

Contact Person

Categories

Të tjera...

Job Places

Tiranë

Job Description

Log in Albania ShPK eshte krijuar ne vitin 2004 dhe operon ne nje sere fushash te ndryshme sherbimi, duke perfshire Sherbimet Doganore ne te gjithe territorin e Shqiperise; Qeradhenien e Makinave nepermjet Franchises se prestigjozit Surprice Cars, i cili na ka besuar ekskluzivitetin e perdorimit te brandit nderkombetar ne te gjithe Ballkanin; Operatorin Turistik si dhe distribucionin zyrtar te produkteve Vodafone Albania.

Burimet Njerezore te Log in Albania jane ne kerkim te kandidateve per t'ju bashkuar ekipit te saj ne pozicionin: Specialist per Mirembajtjen e Automjeteve!

Funksionalitetet e Specialistit te Mirembajtjes kryhen prane Zyres se Mirembajtjes ne Aeroportin "Nene Tereza". Specialisti raporton ne linje direkte tek Pergjegjesi i Mirembajtjes.

Te gjitha aplikimet do te trajtohen ne konfidecialitet te plote!

Detyrat/Pergjegjesite kryesore te pozicionit, por jo te limituara vetem ne to, jane:

- Inspekton makinat për problematikat që mund të kenë dhe raporton difektet përkatëse tek Eprori;

- Dërgon sipas planit ditor të punës makinat në serviset përkatëse;

- Kujdeset per riperteritjen e dokumentacionit të makinave (leje qarkullimi, çertifikata pronësie, SGS, kontrolli fizik, etj) kur është e nevojshme;

- Paraqitet prane lokacionit ku eshte identifikuar difekti i automjetit per te suportuar klientin me riparimin ose terheqjen e automjetit deri ne servis.

Kualifikimet
Kandidati ideal:

- Preferohet te kete njohuri mbi Mekaniken/Autotekniken/sherbimet e automjeteveEshte i/e afte ne menaxhimin dhe organizimin e kohes ne dispozicion te punes.
- Zoteron njohuri ne gjuhen Angleze.
- Zoteron aftesi te mira ne perdorimin e paketes Office (Work, Excel) dhe programeve kompjuterike.
- Zoteron leje qarkullimi te tipit B (preferohet dhe zoterimi i lejes D-E)

Nese jeni te interesuar, ju lutem dergoni CV tuaj ne adresen office@loginalbania.al duke vendosur si subjekt "Aplikim per Specialist Mirembajtje".

Vetem kandidatet te cilet perzgjidhen do te kontaktohen.

Advertising
Advertising
Facebook