Magazinier
KMY Tirane

Përshkrimi

KMY eshte duke kerkuar 2 Magaziniere me kohe te plote.

Detyrat

  • Mban pergjegjesi mbi mallin e magazinuar ne magazine perkatese.
  • Eshte pergjegjes/e per ruajtjen dhe sistemimin e mallrave ne ambientet e magazines.
  • Kontrollon te gjitha furnizimet e mallrave qe hyjne ne Magazinen perkatese si dhe komunikon me operatoren e Finances ne magazine per te siguruar regjistrimin e mallrave ne sistemin e magazines.
  • Kontrollon te gjitha daljet/ shitjet e produkteve nga magazine perkatese dhe krahason sasite fizike te bera dalje me dokumentacionin perkates shoqerues (fatura, flete dalje etj).
  • Mban dhe organizon ndarjen e produkteve sipas datave te skadences si dhe informon Drejtorin e Logjistikes per cdo sasi malli per te cilin po afron data e skadences. Ky kontroll duhet te behet periodik sipas menyres qe ai/ajo organizon punen ne magazine.
  • Siguron ndarjen e sakte te detyrave per punonjesit e magazines per sistemimin e mallrave, pergatitjen e porosive dhe administrimin e paketimeve dhe materialeve promocionale. Eshte pergjegjes per perfundimin ne kohe te produkteve qe shiten si paketime promocionale dhe organizon punonjesit e magazines per mbarimin ne kohe te ketij procesi.
  • Bashkepunon cdo dite me operatoren e finances ne magazinen perkatese per te kontrolluar perputhshmerine e te gjitha regjistrimeve qe behen ne sistem me levizjet fizike te mallrave.
  • Sigurohet qe kodifikimi dhe vendosja e produkteve ne Magazine te behen ne menyren e duhur ne menyre qe identifikimi dhe kotrolli i produkteve te jete sa me i lehte.
  • Mban nje liste me gjithe barkodet e produkteve dhe njofton operatoren e finances sa here ka ndryshime te barkodeve gjate furnizimeve.
  • Monitoron ne baze ditore stokun e magazines dhe vazhdimisht krahason gjendjen fizike me sasite ne sistem duke kryer inventarizime fizike te produkteve.

Kualifikimet

  • Duhet te kete mbaruar minimalisht arsimin e mesem (Arsimi i larte perben avantazh).
  • Preferohet me eksperience.
  • Njohuri baze te kompjuterit.
  • Te kete aftesi te mira ne njohjen e barkodeve dhe punes me to.
  • Njohuri ne gjuhe te huaj (Anglisht) do te ishte avantazh.
  • Kandidati/ja duhet te kete aftesi te mira organizative.
  • Te kete cilesi te mira te drejtimit te grupit dhe punes ne grup.

Shënime

CV-te duhet te dergohen ne emailin: info@kmy.al

Job Information

  • Numri i pozitave:

    2
  • Lokacioni:

    Tirane
  • Kategoritë:

    Punëtor Magazine
  • Data e përfundimit:

    03-10-2025

Related Vacancies

Velaluce Home Decoration
Punetor Magazine

Detaje të pozicionit Kodi Punës: 105789 Ka...

Ka skaduar Tirane
TIGO
Punonjes Magazine

Tirane TIGO kërkon të punësojë: PUNONJES M...

15 Ditë Tirane
ITE Group sh.p.k
Punëtor në Magazinë

Tirane ITE GROUP SH.P.K kërkon të punësojë...

15 Ditë Tirane