Spare Parts Manager Vore
Si-Mac Vorë

Si-Mac Albania Sh.p.k., përfaqësues ekskluziv i grupit italian SCM në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, kërkon një Spare Parts Manager energjik dhe të strukturuar për të menaxhuar departamentin e pjesëve të këmbimit dhe shërbimeve pas shitjes.

Ky rol është thelbësor për garantimin e efikasitetit teknik, saktësisë në porosi, dhe mbështetjes ndaj klientëve në sektorin industrial të përpunimit të drurit

Detyrat

  • Menaxhon procesin e plotë të porosisë, stokut dhe shpërndarjes së pjesëve të këmbimit (Spare Parts).
  • Komunikon çdo ditë me prodhuesit italianë (SCM Group) dhe me klientët lokalë për kërkesat teknike dhe ofertat.
  • Përgatit preventiva, fatura proforma dhe dokumentacion teknik sipas kërkesave të klientit.
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentin Service & Technical Support për koordinimin e riparimeve dhe garancive.
  • Ndjek stokun në magazinë, optimizon furnizimet dhe siguron mbajtjen e sasisë minimale të pjesëve kritike.
  • Përditëson të dhënat në CRM dhe sistemin ERP të kompanisë.
  • Analizon performancën e shitjeve dhe përgatit raporte mujore për menaxhmentin

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Menaxhim Industrial, Logjistikë ose degë të ngjashme.
  • Eksperiencë minimale 3-vjet në një rol teknik ose logjistik (preferohet në sektorin e makinerive industriale).
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës italiane (niveli C1 ose më lart) – kusht i detyrueshëm.
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze për korrespondencë teknike.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi.
  • Njohje e paketës Office, dhe aftësi në përpunimin e dokumenteve tregtare.
  • Ndjeshmëri ndaj detajeve teknike, saktësisë dhe shpejtësisë së reagimit ndaj klientëve.
  • Aftësi shtesë që vlerësohen
  • Eksperiencë me kompanitë italiane ose ndërkombëtare.
  • Aftësi në menaxhim ekipi dhe optimizim procesesh logjistike.

Të gjithë kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@si-mac.it ose ne : +355 69 408 9111

Job Information

  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Vorë
  • Kategoritë:

    Menaxher
  • Data e përfundimit:

    06-11-2025

Related Vacancies

BBD Shpk
Menaxher Marketingu Horeca

BBD sh.p.k, Distributor zyrtar per tregtim...

23 Ditë Tirane