Financier/e

Përshkrimi

Smart Home Albania po kërkon një Financier/e me përvojë për t’u bërë pjesë e ekipit tonë në zgjerim. Kërkojmë një profesioniste të kujdesshme, të saktë dhe me njohuri të thelluara në fushën financiare, e cila do të kontribuojë në menaxhimin efikas të proceseve financiare të kompanisë.

Detyrat

  • Mbikëqyr sistemin financiar dhe operacionet e përditshme financiare
  • Menaxhon listat e pagave, faturimin dhe transaksionet financiare.
  • Përgatit raporte financiare mujore dhe siguron përputhshmërinë me rregulloret fiskale.
  • Rakordon detyrimet me furnitorët dhe klientët.
  • Ofron mbështetje administrative dhe bashkëpunon ngushtë me ekipin e kontabilitetit dhe drejtuesit financiarë.

Kualifikimet

  • Minimumi 3 vite përvojë pune në kompani distribucioni.
  • Diplomë në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Përdorim i Financa 5.
  • Njohuri të legjislacionit fiskal shqiptar dhe aftësi për përgatitjen e deklarimeve tatimore.

Çfarë ofrohet:

  • Mundësi për të ndërtuar një karrierë afatgjatë brenda një kompanie në zhvillim të vazhdueshëm.
  • Ambient pune bashkëkohor dhe bashkëpunues, ku vlerësohet iniciativa.
  • Vlerësim i drejtë për punën dhe përkushtimin tuaj.
  • Trajnime dhe mbështetje për rritje profesionale.

Apliko në: hr@smarthome.al

Job Information

  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Tirane
  • Kategoritë:

    Financier
  • Data e përfundimit:

    30-10-2025

Related Vacancies

Zyrë Kontabiliteti AMSH
Financiere

Zyrë Kontabiliteti AMSH po kërkon të zgjer...

18 Ditë Tirane