Të ofrojë analizë dhe këshillim mbi çështje ligjore
Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative si dhe ndjek proçeset e ndryshme të administrimit si psh. proçesin për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve & rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave dhe procedurat e tjera të nevojshme për ndërtimin e një objekti.
Struktura, hartimi, rishikimi dhe negocimi në mënyrë efektive i kontratave të blerjes dhe shitjes, prokurimeve dhe kontratave të ndërtimit.
Menaxhon dhe ndjek proçedurat ligjore të kompanisë; Përgatitjen e dokumentacionit për tender.
Menaxhimin dhe ndjekjen e proçedurave të prokurimit deri në dorëzimin e objektit nga shoqëria.
Evidentimi i ndryshimeve në ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me keto ndryshime.
Ndjekja e zbatueshmërisë së legjislacionit fiskal dhe doganor si dhe zgjidhja e problemeve konkrete në keto fusha.
Kryerja e korrespodencës me institucionet ose persona juridike. Harton çdo akt tjetër të nevojshëm që i kërkohet nga shoqëria;
Kualifikimet
Të ketë mbaruar Fakultetin Juridik.
Diplomë Master.
Me license avokatie.
Të ketë eksperiencë të mëparshme minimialisht 5 vite.
Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij.
Aftësia për të punuar në mënyrë bashkëpunuese dhe efektive, aftësinë për të kuptuar dhe zhvilluar dhe për të shpjeguar zgjidhje ligjore.
Njohuri shumë e mirë e ligjit mbi Shoqërite Tregtare.
Njohuri të Kodit Civil dhe Procedurës Civile.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV ne adresen e email-it; office@colosseogroup.com