Përshkrimi
https://trimed.com.al/privacy-policy-sq/Pozicion vakant pune: Brand Manager
Pershkrimi:
Profili i Trimed Healthcare: Eshte lider ne tregun faramaceutik ne Shqiperi. Ne jemi perkushtuar ne ofrimin e cilesise me te mire dhe zgjidhjes se rasteve me te veshtira per pacientet tane. Menaxhimi i Trimed perfshin njekohesisht ekspertizen lokale dhe nderkombetare ne marketingun,shperndarjen dhe gjurmimin e barnave.
Trimed është i dedikuar në “vendosjen e standarteve ” për produktet farmaceutike dhe në të njëjtën kohë në sigurinë e pacientëve në tregun shqiptar.
Themeluar në vitin 1993, Trimed përfaqëson një rrugë të sigurtë dhe të matshme që siguron produkt farmaceutik të sigurtë në tregun shqiptar me një akses direkt tek farmacitë.
Cfare ofrojme?
- Kushte shume te mira pune.
- Nje mjedis pune dinamik.
- Page dhe bonus shitje shume i kenaqshem.
- Zhvillim profesional.
- Nje skuader pune energjike.
Detyrat
- Ndjekja e Kontratave me furnitoret, negocimi i tyre.
- Pergatitja e Planit Vjetor te Shitjeve dhe Importeve per principalet pergjegjes.
- Propozim/Negocim per suportin financiar qe ofrohet, ne nivel vjetor dhe/ose mujor (ne varesi te partnerit) .
- Rishikim i planit fillestar ne varesi te ecurise se shitjeve dhe kapacitetit te prodhimit te partnerve tane te biznesit.
- Bashkepunim i ngushte me partneret per percaktimin e Rolling Forecast (te prodhimit), per te shmangur mungesat ne treg.
- Nderveprim i rregullt me partneret tane permes email dhe telefonit.
- Takime periodike me partneret tane.
- Percaktimi i ofertave per produktet.
- Propozim marreveshje per kliente potenciale .
- Propozim Aksionesh Komerciale .
- Ndjekja dhe analizimi i shitjeve ne menyre konstante me qellim realizimin e target mujor dhe atij vjetor.
- Nderveprim i perditshem me forcen shitese per t’i ndihmuar me pyetjet dhe problematikat e tyre dhe suport per shitjet (permes ndryshimeve te ofertave).
- Prezantime ne nivel 3, 6, 9 dhe 12 mujor per ecurine e principalit.
- Studime tregu per cdo kerkese per lancim te ri nga ana e partnerve tane te biznesit. Studime tregu ne menyre konstante per te pasur nen kujdes ecurine totale te molekulave ekzistuese (trend rrites apo ne renie).
- Vizita ne terren 2 here ne muaj. Qellimi: suport forces shitese, rritje e bashkepunimit me klientet, inspektim te punes se forces shitese.
Kualifikimet
- Kualifikime univeritare në Menaxhim Biznesi/Marketing/Mjekesi/Farmaceutikë apo Financë-Kontabilitet.
- 2 vite eksperience pune ne pozicion te ngjashem
- Aftësi shumë të mira negociuese, artikuluese, fleksibël në marrëdhënie me njerëzit,aftësi të punës në grup.
- Përqendrim të lartë gjatë kryerjes së detyrave dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi shumë te mira bashkëpunuese,me fokus në performancën dhe i orientuar drejt rezultateve.
- Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat.
- Përvojë pune të sukseshme.
- Gjuhe te huaja: Anglisht (obligatore).
Ne jemi ne kerkim te kolegeve te cilet kane dhe perfaqesojne vlerat themelore te kompanise sone: Integritet, Njohuri, Vemendje ndaj detajeve, Fleksibilitet!
Për t'u bere pjese e stafit tone, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në trimed@trimed.com.al
Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kërkesat do të kontaktohen.