Inxhinier Ndertimi ne Zbatim per zonat e jugut

Përshkrimi

B&D Construction shpk kerkon te punesoje : Inxhinier Ndertimi ne Zbatim per zonat e jugut.

Detyrat

  • Mbikëqyrja dhe koordinimi i punimeve në kantier sipas projektit teknik dhe planeve të zbatimit.
  • Interpretimi i planeve, vizatimeve dhe specifikimeve teknike.
  • Sigurimi që punimet realizohen sipas standardeve të cilësisë dhe kërkesave ligjore.
  • Mbajtja e komunikimit të vazhdueshëm me kontraktorët dhe furnitorët për të garantuar rrjedhën normale të punimeve.
  • Hartimi i raporteve ditore/javore për ecurinë e punimeve dhe përparimin ndaj planit.
  • Ndjekja e situatave të punimeve dhe përgatitja e dokumentacionit përkatës teknik.
  • Zgjidhja e problemeve teknike që lindin gjatë procesit të zbatimit në terren.
  • Përdorimi i mjeteve dhe softuerëve teknikë për menaxhimin dhe dokumentimin e projektit.
  • Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë në kantier.

Kualifikimet

  • Diplomë e përfunduar në Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Civile apo fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme mbi 5 vite në pozicion të ngjashëm (preferohet në projekte ndërtimi ose infrastrukture).
  • Njohuri të mira të standardeve teknike të ndërtimit dhe legjislacionit përkatës.
  • Aftësi për të lexuar dhe interpretuar dokumentacion teknik.
  • Aftësi të mira organizative, vendimmarrëse dhe zgjidhje problemesh.
  • Njohuri të programeve të projektimit teknik (AutoCAD, MS Project, etj.) janë avantazh.
  • Aftësi për të punuar në kushte presioni dhe me afate kohore të përcaktuara.
  • Leje drejtimi kategoria B (preferohet).

Shënime

Te interesuarit ju lutem te dergojne Cv-te e tyre ne adresen : ilir.polo@bdconstruction.al

Ose kontaktoni ne numrin e telefonit : 0688030300

Job Information

  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Tirane
  • Kategoritë:

    Inxhinier Ndërtimi
  • Data e përfundimit:

    14-10-2025

Related Vacancies

Lim-Em
Inxhinier Ndertimi

Tirane LIM-EM kërkon të punësojë: INXHINIE...

4 Ditë Tirane
Green Coast
Inxhinier Zbatimi ne Green Coast

Detaje të pozicionit Kodi Punës: 106324 Ka...

16 Ditë Dhërmi
Tabi Construction shpk
Inxhinier Zbatimi

Detaje të pozicionit Kodi Punës: 106403 Ka...

16 Ditë Tirane