Përshkrimi
BESNIKU AGRO është pjesë e korporatës ATLAS e cila operon në gjashtë industri të ndryshme. Besniku Agro ka një eksperiencë mbi 34-vjeçare në sektorin agro-industrial dhe tregtinë bujqësore, e themeluar me vizionin për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme, cilësore dhe të integruara në zinxhirin agro-ushqimor. Aktiviteti ynë është i fokusuar në tregtimin, përpunimin dhe shpërndarjen e produkteve bujqësore dhe inputeve bujqësore, si dhe në shërbime logjistike dhe transporti brenda dhe jashtë vendit.
Si një aktor i rëndësishëm në tregun shqiptar dhe rajonal, BESNIKU AGRO operon në fushat e mëposhtme:
- Import-eksport dhe tregtim me shumicë dhe pakicë të produkteve bujqësore dhe blegtorale.
- Distribuim profesional i inputeve bujqësore, përfshirë fara të certifikuara, plehra kimike, pesticide dhe produkte mbrojtëse për bimët.
- Përfaqësim zyrtar i një prej fabrikave më të mëdha të miellit në rajonin e Ballkanit, duke siguruar shpërndarje dhe cilësi të standardizuar për tregun vendas.
- Paketim dhe përpunim i produkteve bujqësore, me standarde të kontrolluara për ruajtjen e freskisë dhe vlerave ushqimore.
- Shërbime transporti dhe logjistike për mallra të ndryshme, me flotë moderne dhe efikase që mundëson mbulim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Pozicioni i punës: Shofer (për kamionë transporti dhe mjete të tjera të kompanisë) me eksperience
Departamenti: Logjistika dhe Transporti
Vendndodhja: Besniku Agro, Autostrada Tiranë–Durrës
Përmbledhja e pozicionit:
Shoferi është përgjegjës për transportimin e mallrave brenda dhe jashtë vendit duke respektuar afatet, sigurinë e ngarkesës dhe rregullat e qarkullimit rrugor. Pozicioni përfshin drejtimin e kamionëve të transportit si dhe mjeteve të tjera të kompanisë, sipas nevojave operative.
Detyrat
Detyrat kryesore:
- Drejtimi i kamionëve transportues dhe mjeteve të tjera të kompanisë për shpërndarjen e produkteve bujqësore dhe inputeve.
- Ndjekja e ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave në mënyrë të sigurt dhe efikase.
- Sigurimi i mirëmbajtjes bazike të mjetit dhe raportimi i çdo defekti tek departamenti teknik.
- Respektimi i rreptë i rregullave të qarkullimit rrugor dhe procedurave të kompanisë.
- Mbajtja e dokumentacionit të transportit (fletë-dalje, fatura, dokumente doganore kur është e nevojshme).
- Bashkëpunim i ngushtë me stafin e magazinës dhe departamentin e logjistikës për koordinimin e shpërndarjeve.
- Kujdesi për sigurinë e ngarkesës gjatë gjithë procesit të transportit.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Patentë kategorie CE, CAP dhe tahograf.
- Eksperiencë si shofer kamioni ose mjete të tjera transporti — përparësi.
- Njohuri mbi rregullat e qarkullimit rrugor dhe procedurat e transportit.
- Shkathtësi dhe përgjegjësi e lartë në punë.
- Gatishmëri për udhëtime brenda dhe jashtë vendit.
Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në tuaj në adresën: Info@besniku.al
Cel +355 67 403 4071