Specialist /Punëtor në Ndërtim
Agikons Tirane

Përshkrimi

Agi Kons Sh.P.K është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agi Kons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Aktualisht ne po kërkojmë të punësojmë Punëtor / Specialist në fushën e ndërtimit dhe të ftojmë të bëhesh pjesë e stafit tonë duke na kontaktuar në format e kontaktit të listuara më poshtë.

Kualifikimet

  • Mosha 25 - 55 vjeç;
  • Specialisti duhet të zotërojë më së miri specialitete pune si: Muraturë , hidroizolime, suvatime etj;
  • Eksperienca e punës në fushën e ndërtimi përbën avantazh për ndihmësit por nuk është kriter i domosdosshëm;
  • Të jenë të komunikueshëm dhe bashkëpunues.

Shënime

Ofrohen:

  • Kushte shumë të mira pune.
  • Kontratë e rregullt pune afatgjatë.
  • Vlerësime Periodike.
  • Mundësi rritjeje profesionale për të gjithë ata që duan të fitojnë një zanat.
  • Mundësi promovimi brenda kompanisë.
  • Bonus per çdo mik te referuar ne kompani.

Të interesuarit të kontaktojnë +355 68 40 52 085
AGIKONS SH.P.K
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Kontakt: 068 40 52 085
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë , Tiranë

Job Information

  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Tirane
  • Kategoritë:

    Punëtor Ndërtimi
  • Data e përfundimit:

    13-10-2025