Menaxher Kategorie
Neptun shpk Tirane

Përshkrimi

Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Menaxher Kategorie

Departmenti: Komercial

Vendodhja: Tiranë

Një menaxher kategorie është përgjegjës për implementimin e strategjisë për të zgjedhur dhe furnizuar kategorinë që menaxhon duke identifikuar shitës global dhe negociuar për kosto efektive.

Detyrat

  • Përzgjedh dhe zbaton strategjinë për kategorinë që menaxhon sipas politikës së kompanisë.
  • Hulumton linjat e produkteve dhe përvetëson njohuritë mbi to.
  • Negocion për kosto më të favorshme dhe siguron që furnitorët e Neptun të kenë çmimet më të lira në treg.
  • Analizon konkurrencën në treg dhe gamën e produkteve sipas kategorive.
  • Është përgjegjës për promocionet e kompanisë në bashkëpunim me furnitorët.
  • Zbaton planet e promocioneve në bashkëpunim me departamentin e marketingut dhe shitjes.
  • Përgatit planin e punës për kategorinë që menaxhon.
  • Siguron vendosjen strategjike të produkteve në ekspozitor.
  • Mban përgjegjësi për shitjet dhe fitimin e kategorisë.
  • Menaxhon stokun e produkteve.
  • Bashkëpunon me furnitorët për të siguruar sasinë e nevojshme të produkteve , planifikimin e shpërndarjes dhe zgjidh problemet me çmimet.
  • Negocion për kushtet më të mira për kompaninë bazuar në kriteret e kontratës.
  • Zhvillon dhe zbaton plane biznesi për furnitorët dhe vendos objektiva specifike për furnitorët.
  • Përmbledh të gjitha kushtet e kontratës dhe ua shpërndan atë palëve të interesuara (p.sh. Departamentit te Logjistikes, Ligjorit, Financës, Marketingut etj.).
  • Mban marrëdhënie të qëndrueshme dhe pozitive me furnitorët.
  • Bën dhe analizon raporte për të vendosur objektiva mbi shitjet dhe merr vendime për kategorinë.
  • Përgjegjës për të gjitha dokumentet dhe të dhënat që i përkasin kategorisë.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi/Marketing ose Financë (Preferohet Master).
  • Eksperienca pune: Së paku 3 vite përvojë pune në kompani të ngjashme.
  • Aftësi të mira verbale dhe jo verbale në anglisht dhe shqip.
  • Përdorues I avancuar I Paketës Office.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese.
  • Aftësi për t’u përshtatur me situata të reja.
  • Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin.
  • Njohës I ERP.
  • Aftësi bashkëpunimi në grup.
  • Aftësi për të influencuar të tjerët.
  • Metodik dhe i organizuar.

Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën hr@neptun.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Job Information

  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Tirane
  • Kategoritë:

    Menaxher kategorie
  • Data e përfundimit:

    22-10-2025

Related Vacancies

Trimed Shpk
Menaxher i Njesisese se Biznesit...

Përshkrimihttps://trimed.com.al/privacy-po...

10 Ditë Tirane