Fashion Group Albania është një nga kompanitë lider në tregun shqiptar të shitjes me pakicë të modës së huaj dhe tashme pjese e Albi Group. FGA eshte themeluar në vitin 2005 dhe operon si përfaqësuese ekskluzive e disa prej brandeve më të njohura ndërkombëtare në industrinë e modës dhe aksesorëve, si:
Mango, Parfois, Springfield, Cortefiel,Geox, Okaïdi, Carpisa, Women’secret, Aldo.
Albi Group, I themeluar mbi 30 vjet më parë nga familja Humolli ne Prishtine, Kosove, është rritur nga një biznes i vogël familjar në një lojtar të madh në shitjen me pakicë, pasuri të paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen.
Albi Group është i përkushtuar ndaj kënaqësisë së klientit, përgjegjësisë sociale dhe qëndrueshmërisë mjedisore, duke formësuar një të ardhme më të mirë për komunitetin.
Pozicioni: Shites/e
Njesia: Parfois QTU
Vendndodhja: Kashar, Autostrada Tirane Durres Km 6
Përmbledhja e Pozicionit:
Aktualisht po kërkojmë dhe mirëpresim të rinj të talentuar që ju pëlqen dinamika për t’iu bashkuar ekipit të Fashion Group Albania në dyqanin e Parfois QTU brenda qëndres tregtare QTU. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për shërbimin ndaj klientit dhe krijimin e një ambienti te rregullt dhe mikpritës.
Detyrat
Kualifikimet
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre brenda datës 30/11/2025 në adresën; [B]hr@fashiongroup.al[/B]
Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Numri i pozitave:
1Lokacioni:
TiraneKategoritë:
ShitësData e përfundimit:
24-11-2025