Detyrat
Roli dhe përgjegjësitë:
Krijon dhe përditëson procedurat e shitjes për të standardizuar proceset në të gjitha restorantet.
Ndjek dhe vlerëson ndikimin e fushatave të marketingut, promocioneve, eventeve speciale apo ndryshimeve në menu mbi shitjet.
Analizon të dhënat ditore, javore dhe mujore të shitjeve për të gjitha restorantet.
Propozon dhe krijon discount për grupe të caktuara klientësh, orare të caktuara ose evente.
Ndihmon në identifikimin e produkteve më të shitura dhe atyre me performancë të ulët, duke sugjeruar optimizime në menu.
Harton dhe mirëmban raporte dhe dashboards për shitjet, për të mbështetur vendimmarrjen strategjike të drejtuesve dhe menaxherëve të operacioneve.
Bashkëpunon ngushtë me ekipin e financës për parashikimin e të ardhurave, buxhetimin dhe planifikimin e shitjeve.
Vlerëson ndikimin e fushatave të marketingut, ndryshimeve në menu, promocioneve dhe eventeve në performancë të shitjeve.
Kryen analiza të performancës në nivel lokacioni dhe marke për të udhëhequr ndarjen e burimeve dhe nismat strategjike.
Bashkëpunon me ekipin e marketingut për të përcaktuar zonat me potencial të lartë rritjeje, bazuar në sjelljen e klientëve.
Monitoron statistika si vlera mesatare e faturës, shitjet për orë pune, rotacioni i tavolinave dhe raporti mes porosive delivery dhe atyre në restorant.
Rekomandon praktika më të mira për menaxhimin e shitjeve nëpërmjet analizave krahasuese ndërmjet njësive.
Kryen analiza krahasuese të konkurrencës brenda tregut të mikpritjes dhe restoranteve.
Kryen analizë marzhi produktesh.
Numri i pozitave:
1Lokacioni:
TiraneKategoritë:
Specialist ShitjeshData e përfundimit:
31-10-2025