Magaziniere
VIER Albania Tirane, Durres

Përshkrimi

Pozicioni: Magaziniere

Vier Albania me adrese ne autostraden Durres – Tirane eshte nje kompani qe merret me import & tregti te mallrave industriale.

Vier Albania eshte themeluar ne vitin 2006 dhe ka nje eksperience te gjate ne treg.

Kompania ka hapur pozicionin vakant per pozicionin e Magazinieres.

Detyrat dhe pergjegjesite:

  • Regjistrimin e inventarit fizik te produkteve ne magazine dhe te flete-hyrjeve dhe flete-daljeve ne sistemin qe kompania operon, konform dokumentave me saktësi dhe në kohë;
  • Verifikon sasitë dhe gjendjen fizike të produkteve të produkteve ne showroom për të evidentuar ato të cilat duhen sjellë nga magazinimet për tu hapur nëpër rafte.
  • Realizon levizjet e mallit ndërmjet magazinave brenda kompanisë sipas vendndodhjes përkatëse të produkteve.
  • Bën check-in të mallrave sipas faturës së blerjes nga importi.
  • Bën shpërndarjen dhe dorëzimin e materialeve tek të tretët kundrejt dokumentacionit përkatës.
  • Dorëzon në financë dokumentacionin( gjendje magazine).
  • Kuadron me financën lëvizjet/gjendjet mujore te magazinave.
  • Ruan dhe sistemon mallin ne magazinë.
  • Mirëmban dokumentacionin e magazinës dhe raporton per cdo incident, thyerje, dëmtim gjate procesit të punes.

Kualifikime/ Kerkesa:

  • Arsimi i lartë në fushën e ekonomisë përbën avantazh.
  • Te jetë perdorues I programit Financa 5 dhe programeve te paketes Ms Office (vecanerisht Excel-i).
  • Te kete eksperience pune ne pozicione te njejte.
  • Te kete aftesi organizative, kreative dhe te ndihmoje ne dhenien e ideve te reja.
  • Te ruajne konfidencialitetin.

Duhet t'i permbahet ketyre rregullave:

  • Te kene perkushtim maksimal gjate orarit te punes.
  • Te jete I komunikueshm me koleget dhe I gatshme ne çdo kohe te jape ndihmen e tij per nevojat e shoqerise.
  • Te karakterizohen nga ndershmeria,integriteti dhe korrektesia.
  • Përbën avantazh eksperienca të mëparshme në kompani retail per produkte industriale.

Kushtet e punës:

  • Orari: 08:30-17:00 (30 min pushim dreke)
  • Adresa: Autostrada Durrës-Tiranë, km 15, ngjitur me Teoren.
  • Preferohet me vendbanim në Durrës, Vorë, Maminas, Shijak ose pranë autostradës.
  • Mosha: 25-40 vjec.

Për të aplikuar dërgoni CV në adresën: albaniavier@gmail.com me subjekt Pozicioni Magaziniere

Vetem CV-te e perzgjedhura do te kontaktohen.

Job Information

  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Tirane, Durres
  • Kategoritë:

    Magazinier
  • Publikuar:

    13-10-2025
  • Data e përfundimit:

    03-11-2025