Inxhinier Preventivues/Kostoist

Vetro Fusione Gjoka ofron vend pune : Inxhinier preventivues/kostoist

Vetro Fusione Gjoka eshte nje kompani me eksperience 20 vjecare ne fushen e perpunimit te xhamit, aluminit dhe PVC.

Përmbledhja e Rolit: Inxhinieri Preventivues/Kostoist është përgjegjës për ndjekjen e kostos së punimeve në mënyrë periodike, hartimin e preventivëve, si dhe analizave teknike të çmimeve për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë. Ai raporton direkt tek Drejtori Teknik ose Administratori.

Përgjegjësitë:

  • Të hartojë dhe përgatisë preventivat e punimeve të planifikuara për t’u ndërtuar nga Shoqëria;
  • Të kontrollojë përgatitjen e situacioneve mujore, librezave të masave, analizave teknike të çmimeve të punimeve mbështetur në metodologjinë e zbatimit të Shoqërisë;
  • Të ndjekë dhe kryejë raportimin , në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve;

Kualifikimet:

  • Diplomë në Inxhinieri Ekonomike ( ose nje nga deget e inxhinierise)
  • Me ose pa eksperiencë pune si Inxhinier
  • Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu
  • Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proceset e ndryshme të punimeve;
  • Të jetë i aftë të menaxhojë dhe punojë në grup;
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të njohë programet bazë kompjuterike, Microsoft Office, Autocad, etj

Te interesuarit te dergojne Cv ne adresen e emailit: info@vetrofusionegjoka.al

Vetem Kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per interviste.

Job Information

  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Tirane
  • Kategoritë:

    Inxhinier Ekonomik
  • Data e përfundimit:

    29-10-2025