Punonjes i Sherbmimit me Klientin

KONKURS PUNE

Pozicioni: Përfaqësues i Shërbimit ndaj Klientit (Rent a Car)

Kompania: Prishtina Rent a Car

Vendi i punës: Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” – Rinas, Tiranë

Orari i punës: 08:00 – 16:00 (orar administrativ)

Përgjegjësitë kryesore:

• Mirëpritja dhe asistimi i klientëve në aeroport gjatë procesit të marrjes dhe dorëzimit të automjeteve

• Ofrimi i informacionit mbi kushtet e kontratës, tarifat dhe shërbimet shtesë

• Përgatitja dhe administrimi korrekt i dokumentacionit për qira të automjeteve

• Trajtimi profesional i ankesave dhe kërkesave të klientëve

• Bashkëpunimi me departamentin e rezervimeve dhe ekipet e brendshme

• Sigurimi i një eksperience pozitive dhe profesionale për klientët

Kualifikimet e kërkuara:

• Arsim i mesëm ose i lartë (preferohet turizëm, ekonomi, menaxhim ose fusha të ngjashme)

• Eksperiencë e mëparshme në shërbim ndaj klientit (avantazh në sektorin e aeroportit / rent a car / turizëm)

• Njohuri të mira të gjuhëve te juaja janë avantazh

• Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi

• Njohuri bazë të MS Office

• Leje drejtimi Kategoria B

Aftësi të dëshiruara:

• Sjellje profesionale dhe energji pozitive

• Aftësi për punë në ambient dinamik dhe nën presion

• Orientim ndaj klientit dhe zgjidhjes së problemeve

• Fleksibilitet dhe përkushtim në punë

Çfarë ofron kompania:

• Pagë konkurruese

• Ambient pune modern dhe bashkëpunim me klientë ndërkombëtarë

• Kontratë pune në kushte të favorshme

Si të aplikoni:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë:

• CV-në

në emailin: administration@rentacar-prishtina.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Aplikimet do të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Job Information

  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Tirane
  • Kategoritë:

    Punonjës i Marrëdhënieve me Klientin
  • Përvojë:

    1-2 vjet përvojë
  • Publikuar:

    18-11-2025
  • Data e përfundimit:

    18-12-2025