Agjent Shitje ne Terren
Si-Mac Tirane

SI.MAC Albania Sh.p.k., përfaqësuese ekskluzive e SCM Group – Itali, lider botëror në teknologjitë për përpunimin e drurit, kërkon të punësojë një Agjent Shitje në Terren energjik dhe të motivuar, i cili do të jetë pjesë e ekipit tonë tregtar në zhvillim të vazhdueshëm.

Kandidati i përzgjedhur do të ketë përgjegjësi për:

  • Prezantimin e produkteve dhe makinerive industriale te klientët ekzistues dhe potencialë;
  • Zhvillimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët;
  • Analizimin e tregut dhe identifikimin e mundësive të reja shitjeje;
  • Bashkëpunimin me ekipin teknik dhe administrativ për ndjekjen e porosive dhe instalimeve.

Kualifikimet

  • Arsimi i lartë (preferohet në fushën teknike, inxhinierike ose ekonomike);
  • Eksperiencë e mëparshme në shitje B2B (veçanërisht në sektorin industrial ose teknik);
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane (kusht i domosdoshëm);
  • Patentë makine dhe gatishmëri për udhëtime në të gjithë territorin e Shqipërisë;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi;
  • Frymë iniciative, profesionalizëm dhe dëshirë për zhvillim personal.

Të gjithë kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@si-mac.it ose ne : +355 69 408 9111

Job Information

  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Tirane
  • Kategoritë:

    Agjent Shitje
  • Publikuar:

    27-10-2025
  • Data e përfundimit:

    14-11-2025