Koordinatore Marketingu

"ITE Group" paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe impiante fotovoltaike. "ITE Group" në rolin e shitjes me pakicë dhe distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë. Partnerët tanë të rëndësishëm janë: Schneider Electric, Philips, Bosch, Huawei, Vimar, Vortice, 3M, Pramac, Arnocanali, Prysmian Group, Femi CZ, Electrocanali, etj. Pjesë e rëndësishme e Shoqërisë "ITE Group" është reparti i Asamblimit të Paneleve Elektrike, i ngritur në vitin 2006. Në këtë repart realizohen panelet elektrik të shpërndarjes, të kondicionimit si dhe të automatizimit industrial. Kompania ka të drejtën e përfaqësimit si Panel Builder nga "Schneider Electric" deri në 4000 A.

Në kuadër të plotësimit të personelit "ITE Grup" është duke kërkuar të punësojë një Koordinator Marketingu me kohë të plotë.

Detyrat

  • Punon për përmirësimin e imazhit të shoqërisë, organizon me efikasitet punën me agjensinë e marketing-ut për promovimin e kompanisë, produkteve dhe brandeve nëpermjet mediave sociale Instagram, Facebook, Linkedin, Youtube, etj.
  • Mirëmban website-in duke e azhornuar cdo herë lidhur me arritjet, produket dhe brandet sipas rubrikave.
  • Ndjek logimin e kompanisë, pasqyrimin në dokumentacion dhe reklamat afishuese.
  • Harton katallog produktesh dhe fletë-palosje për të siguruar një reklamim sa më dinjitoz të kompanisë dhe produkteve qe ajo ofron.
  • Përgatit bazën për mundesinë e shitjeve Online.
  • Kujdeset per paraqitjen (merxhandising) dhe prezantimin e artikujve që kompania tregëton në pikat e shitjes, nëpërmjet rafteve, ekspozitoreve dhe posterave.
  • Në bashkëpunim me brand-et dhe Sektorin e Blerjeve organizon fushata marketingu për promovimin e produkteve të reja dhe egzituese me qëllim rritjen e shitjeve. Punon për të siguruar nga brand-et materiale marketingu të nevojshme, sikurse janë katallogjet, fletë-palosjet, mostrat, stendat etj.

Kualifikimet

  • Të ketë kryer studimet e larta në marketing/komunikim ose të ngjashme.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze, Italiane.
  • Njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office.
  • Aftësi të forta organizative dhe të orientuara drejt detajeve.
  • Kreativitet dhe me aftësi të shkëlqyera komunikimi në të shkruar dhe në të shprehur.
  • Aftësi për të punuar në grup.
  • Të ketë eksperiencë në menaxhimin e rrjeteve sociale (facebook, linkedin etj.)

Shënime

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV të detajuar deri në dt.30/10/2025 pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore me email: fveizi@itegrup.al

Vetëm aplikantet që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.
*Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.

Job Information

  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Tirane
  • Kategoritë:

    Specialist Marketingu
  • Publikuar:

    16-10-2025
  • Data e përfundimit:

    13-11-2025